Luljeta Aliu, e njohur për mbështetjen e saj ndaj pushtetit, është zgjedhur sot anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave. Deputetët nuk i morën parasysh thirrjet e Federatës Evropiane të Gazetarëve për mosvotim të mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në Kuvend, sot është votuar për tre anëtarë të KPM-së. Luljeta Aliu arriti të zgjidhet në rundin e parë, ndërsa dy kandidatët e tjerë nuk i morën votat e mjaftueshme dhe për ta, do të përsëritet edhe njëherë votimi, raporton Gazeta Express.
Me 48 vota, zgjedhet anëtare Luljteta Aliu, kurse për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve, nga katër kandidatët, s’ka mundur të zgjedhet asnjë anëtarë. Nuk e ka arritur asnjëri numrin e 46 votave, sa ishin të nevojshme për t’u zgjedhur anëtar i KPM-së”, tha Konjufca.
Para votimit për anëtarë të KPM-së, Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i ka bër thirrje kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeministrit Albin Kurti që të mos e lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së.
“Kuvendi i Kosovës pritet që të zgjedhë sot tre anëtarë të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave. Jam thellësisht i shqëtësuar të dëgjojë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvvendosje, është përgatitur të zgjedhë persona që janë mbështetës publikë të kësaj partie. I bëj thirrje Albin Kurtit të mos lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së”, kishte shkruar Gutierrez.