Pushteti dhe opozita – fjalor përçarës dhe akuza të ndërsjella

18.02.2016 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Partitë opozitare i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të largohet dhe që deri me 27 shkurt t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, por, drejtuesit e lartë të Qeverisë së Kosovës kanë kundërshtuar kërkesën e opozitës.

Thirrjet e opozitës, në formë ultimatumi, janë bërë gjatë protestës, më 17 shkurt, të organizuar nga tri subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ku morën pjesë disa dhjetëra mijëra qytetarë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se opozita do ta pranojë vetëm një vendim nga Qeveria e Kosovës – vendimin për dorëheqje.

“I japim kohë kësaj qeverie deri më 27 shkurt. Këtë kohë kjo qeveri duhet ta shfrytëzojë për t’u larguar nga aty.I vetmi vendim i kësaj qeverie që e pranojmë ne, është vendimi për largimin nga pushteti. Nëse nuk shpallen zgjedhjet e parakohshme brenda kësaj periudhe, protestat tona më nuk do të ndalen”, ka theksuar Ymeri.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur negativisht thirrjes së opozitës për dorëheqje, duke thënë se ndërrimi i pushteteve nuk bëhet me protesta e parulla.

Këto komente, Mustafa i ka bërë gjatë një konference për media, të thirrur menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës, ku u kërkua dorëheqja e tij dhe e qeverisë aktuale.

Ndërsa e ka mohuar dorëheqjen, Mustafa ka ftuar opozitën të kthehet në Kuvend dhe së bashku të punojnë për shtetin e Kosovës.

“Opozita i ka dhënë disa afate dhe mund të vazhdojnë të japin afat deri më 10 qershor të vitit 2018 , deri sa të bëhen zgjedhjet e rregullta. Bile, nuk do ta lodhim mendjen që të mendojmë për afatet e tyre, sepse kemi punë shumë më të mençura dhe kemi detyrime shumë më të mëdha ndaj qytetarëve, që të përmbushim obligimet e tyre, ta forcojmë shtetin, ta forcojmë ekonominë dhe të integrohemi në Bashkimin Evropian”, ka thënë Mustafa.

Kërkesë për largimin e qeverisëka bërë edhe lideri i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu gjatë protestës së 17 shkurtit. Ai ka kritikuar qeverinë për një varg dështimesh, duke theksuar se masiviteti i protestës bartë edhe porosinë e qytetarëve, e cila sipas tij, është edhe porosi e opozitës.

“Me vendimin e juaj (qytetarëve) për shkarkim, i obligoni të gjithë vendim marrësit. Ju i keni obliguar që ta zbatojnë këtë vendim menjëherë”, ka theksuar Haradinaj.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova ka institucione legjitime e legale, të cilat do të vazhdojnë me punën e tyre.

Madje, ai ka përdorur fjalor jo të zakonshëm deri më tash në diskursin publik, në adresë të opozitës.

“Kishin dërguar mesazhe ‘na pritni sot në Prishtinë’, ‘na pritni në qeveri kryeministër Mustafa, zëvendëskryeministë Thaçi’. Ne ishim këtu, njëzet metra në distancë me ta. Nuk erdhën. I pritëm. Kësaj radhe kishim vendosur që të mos i presim me kafe, por t’ua japim përgjigjen e merituar. Dhe, si u larguan? Me bisht ndër shalë, si qyqarë.”

“Sa u përket ultimatumeve… në njërin vesh hyjnë e në tjetrin dalin. As që e kemi ndërmend t’i dëgjojmë ultimatumet revolucionare. Ne e respektojmë vetëm vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Thaçi.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, për të kundërshtuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 25 gusht 2015, lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe marrëveshjen me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare./REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes