Kur Keith Ellick nga Lincoln, u diagnostikua me kancer, shefi i tij, Addam Smith, donte që të bënte diçka që t’i ngrinte humorin.
Kështu, drejtori i kompanisë, publikoi në rrjetin social “Facebook” për gjendjen e punonjësit së tij dhe shumë vetë i erdhën në ndihmë me ide të ndryshme.
Smith së bashku me 50 persona në ekip, kaluan shtatë ditë për të transformuar shtëpinë me dy dhoma të Ellick-ut.
Teksa Ellick ishte me pushime së bashku me partneren 26-vjeçare dhe djalin e tyre, 5 bjeç, shefi me ndihmësit e tjerë po bënin ndryshimet në shtëpi.
Ata ndryshuan dyshemenë, kuzhinën, banjën, tarracën dhe oborrin e shtëpisë.
41-vjeçari pasi ka parë transformimin e banesës është shprehur: “Kam mbetur i suprizuar nga puna e djemve. Nuk di si ta falënderoj Addam-in, gjithashtu edhe djemtë e tjerë”.
Ai u diagnostikua me kancer në janar të këtij viti. Mjekët i kanë thënë se ka vetëm 12 muaj jetë. Për këtë arsye, Addam ka marrë iniciativën ta ndihmojë, duke menduar për familjen e tij pasi Ellick të ndërrojë jetë.
Addam është shprehur: “Kur më tregoi për sëmundjen ishte shumë i shqetësuar për familjen e tij, më shumë se sa për vetën. Prandaj vendosa ta ndihmoj”.