Një punonjës në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit u arrestua pasi u kap duke e përdhunuar pacienten 99-vjeçare me demencë, teksa familja e saj e shikuan përmes një kamere, shkruan The Independent.
48-vjeçari pranoi se e sulmoi viktimën në shtëpinë e kujdesit ku punonte në Britani.
Ai u kap në një kamerë të cilën e kishin vendosur familjarët e saj pasi u shqetësuan për gjendjen shëndetësore.
Prokurorët britanikë thanë se familjarët u shqetësuan kur sjellja e saj befas ndryshoi.
Ajo nuk lejonte kontaktin fizik, dhe i luste familjarët që të mos e lejonin të qëndronte aty sepse thoshte se do ta lëndonin.
Ata instaluan kamerën në dhomën e saj dhe u bënë dëshmitarë të ngjarjes tragjike kur burri e përdhunoi dhe sulmoi seksualisht të moshuarën.
Punonjësi britanik kapet në kamerë duke përdhunuar pacienten 99-vjeçare
NGA KATEGORIA