Mediat serbe raportojnë se diplomati grek Dimitris Moskopulos, është lobuesi kryesor i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, Moskopulos po u dërgon letra anëtarëve të UNESCO-s, po bisedon me politikanë dhe po i bind që ta pranojnë Prishtinën në këtë organizatë të OKB-së, për kulturë, arsim dhe shkencë, transmeton lajmi.net.
Dimitris Moskopulos ka qenë kreu i zyrës greke në Prishtinë, si dhe përfaqësues i BE-së për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë.
Sipas Nenad Xhurgjeviq nga forumi për marrëdhënie etnike, angazhimi i diplomatit grek është një veprim i zgjuar nga ana e Prishtinës.
“Bëhet fjalë për një diplomat me shumë përvojë dhe njohës i mirë i rrethanave në Kosovë dhe UNESCO. Kjo që Moskopulos tani është duke bërë për Prishtinën, nuk do të thotë se Greqia do ta njohë Kosovën, por qon në dyshime se qeveria e Alexis Tsipras është duke e shqyrtuar statusin e Kosovës”, ka shtuar Xhurgjeviq.