Ministri i Financave, Hekuran Murati pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë ka treguar arsyen se pse nuk i janë ndarë shtesa punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës.
Murati në konferencë për media ka thënë se gjatë dizajnimit të Pakos kundër Inflacionit, është bërë edhe vlerësimi i kategorive dhe grupeve të cilat kanë nevojë.
“Sa i përket mbështetjeve, ne kemi pasur disa masa dhe kemi paraparë që në kuadër të organiztave buxhetore të mbështeten me atë që është paraparë, dhe personeli i ndërmarrjeve publike të mbështeten me masën e një hershme. Në kuadër të kësaj janë bërë vlerësimet kur është dizajnuar pako të kategorive dhe grupeve që kanë qenë në nevojë”.
Në shtator Qeveria e Kosovës kishte ndarë shtesa nga 50 euro në pagë deri në fund të këtij viti për punëtorët e sektorit publik.