Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë protestuan sot për rreth një orë para këtij objekti në Hajvali.
Hamdi Ibrahimi- kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka thënë se ky objekt në shikim të parë duket jashtëzakonisht i bukur por në brendësi të tij nuk ka kushte elementare për punë.
Sipas tij, kjo është arsyeja kryesore që edhe protestuan sot para kësaj ndërtese
Ai theksoi se Pallatit të Drejtësisë i mungojnë ngrohja dhe ajri.
Asllan Rusinovci, Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Judikaturës është shprehur se pas protestës së sotme nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga ana e Qeverisë ata do të ndërpresin punën përfundimisht.
Ky objekt ka kushtuar mbi 30 milionë euro, njofton Klan Kosova.