Një numër i madh i punëtorëve të termocentralit “Kosova B” bashkë me anëtarët dhe kryetarin e sindikatës protestuan në oborrin e kësaj termocentraleje duke kërkuar nga udhëheqësia e KEK-ut që të zbatojë në mënyrë të plotë kontratën kolektive.
Ata njëherit kërkuan rritje të pagave si dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Disa nga punëtorët kërkuan që t`iu ofrohet ushqim më cilësor në mensën e KEK-ut.
Xhevat Gërguri, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të “Kosova B” tha se nuk do ndalen së protestuari derisa t`iu plotësohen kërkesat, njofton Klan Kosova.