Punëtorët e Administratës komunale të Skenderajt, po protestojnë sot në mëngjes para objektit të kësaj komune
Në një publikim të faqes së kësaj komune në rrjetin social Facebook, protestuesit shihen duke mbajtur disa pankarta në duar, për siç thonë ata kundër gjykimit të padrejtë të Kryetarit Sami Lushtaku.
Ata bënë thirrje kundër gjykimeve me standarde të dyfishta.
“Pa të vërtetën nuk ka drejtësi, koha po ecën padrejtësia po vazhdon”, është njëra ndër mbishkrimet që po mbajnë në duar punëtorët e komunës së Skenderajt.


















