Punëtorët e KEDS-it protestë para Qeverisë, kërkuan rikthimin në punë (VIDEO-FOTO)

E publikuar: 07/10/2016 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punëtorët e larguar nga KEDS-i, me anë të protestës, kanë kërkuar nga Qeveria që të ndërhyjë pasi janë pushuar nga puna, që, sipas tyre, janë pushuar padrejtësisht nga korporata. Gjithashtu, para protestës ata shkuan edhe në zyrat e KEDS-it dhe bllokuan rrugën për pak minuta, shkruan Gazeta Express.

Punëtorët e larguar nga KEDS-i me mbështetjen e kolegëve të tyre kanë zhvilluar sot një protestë paqësore përballë Qeverisë të Kosovës. 100 punëtorët e përjashtuar nga puna në KEDS, janë nisur sot nga selia e KEDS-it për të protestuar nga ora 08:30 në sheshin “Adem Jashari”.

Duke mbajtur parrulla në dorë ata kërkuan që Qeveria të negocojë me KEDS-in për të zgjidhur problemet e tyre. Protesta u zhvillua e qetë dhe përfundoi pa incidente./Gazeta Express.