Romelu Lukaku në sezonin e ri do të luajë në Manchester United
Manchester United ka arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e Romelu Lukakut
Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, Manchester United do t’i paguaj Evertonit për Romelu Lukakun 75 milionë funte (85 milionë euro), përcjell Express.
Thuhet se sulmuesi belg prite të arrijë marrëveshje personale me Manchester Unitedin, para të dielës, kur skuadra do të udhëtoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgatitjet për sezonin e ri.
Transferimi i Lukakut në Manchester United është një lajm shokues për trajnerin e Chelseas, Antonio Conte, i cili e ka kërkuar belgun tash e disa muaj. /Express/



















