LinkedIn nxorri raportin e tij mbi vendet më të kërkuara të vitit 2018, duke treguar se inxhinieri DevOps ishte puna më e kërkuar, e ndjekur nga account executives dhe inxhinierët frontend, në vendin e dytë dhe të tretë.
Kjo punë ka kërkesë të lartë dhe paratë e tregojnë këtë. Sipas Indeed, postimet e punës për Inxhinierët DevOps u rritën me 91% ndërmjet vitit 2014 – 2017. Madje dhe paga mesatare arrin në 125,714$ për të njëjtat data.
Sipas raportit të LinkedIn, inxhinierët DevOps janë gjithashtu vendet më të kërkuara në fushën e inxhinierisë, të ndjekur nga inxhinierët frontend dhe arkitektët cloud.
Pra, çfarë bën një inxhinier DevOps?
Termi “DevOps” është një ndërthurje e “Zhvillimit” dhe “Operacioneve”, dy role që janë jetësore për fushën e inxhinierisë softuerike. Shkurtimisht, termi i referohet mjeteve dhe praktikave që ndihmojnë inxhinierët të dorëzojnë dhe rregullojnë kodin më shpejt, shpesh herë shumë herë në ditë – një praktikë e paregjistruar nga Facebook dhe grupi i saj.
Më përpara, ekipet zhvilluese do të ndërtonin dhe testonin kodin, ndërsa ekipet operacionale do të vinin në funksionim dhe monitoronin kodin. Një inxhinier DevOps i bën të dyja dhe në përgjithësi mbart përgjegjësinë përfundimtare të zhvillimit, testimit, vënien në funksionim të kodit, monitorimit dhe përmirësimit të kodit.
Titulli relativisht i ri mund të jetë disi i paqartë dhe përgjegjësitë e pozicionit mund të ndryshojnë në kompani të ndryshme.
Në të vërtetë, inxhinierët argumentojnë se “DevOps” është më shumë një kulturë dhe mendim, në vend se një punë e vetme. Përgjegjësitë e një inxhinieri DevOps mund të përputhen me tipet e tjerë të inxhinierëve. Dhe si inxhinierët e tjerë të software, inxhinierët DevOps duhet të bashkëpunojnë me ekipin e tyre për të shkruar dhe ristrukturuar kodin.
Inxhinierët DevOps duhet të sigurojnë që softueri të funksionojë nëpër platforma të ndryshme, si dhe shpesh të testojnë dhe vendosin në punë kodin e tyre.
Për t’u bërë një inxhinier DevOps, duhet të jeni në gjendje të përdorni teknologjitë me kod të hapur dhe mjetet e automatizimit, si dhe të keni aftësi të forta në testim dhe kodimin. Aftësi të tjera janë gjithashtu vendimtare, pasi filozofia DevOps kërkon më shumë bashkëpunim midis zhvilluesve dhe operacioneve.
Megjithatë, vetë koncepti i DevOps është bërë një tematikë mjaft e përhapur në Silicon Valley: Investitorët po vënë shumë para në startup-et DevOps që ndihmojnë ekipet e tyre të përfitojnë nga kjo qasje. Në këtë vrull, nuk është për t’u habitur që kompanitë po punësojnë edhe për talente DevOps.
Sa për pjesën tjetër: Inxhinierët Frontend ndërtojnë ndërfaqen e përdoruesve dhe aplikacioneve, e cila është një pjesë e rëndësishme e çdo ekipi software. Enterprise account executives menaxhojnë marrëdhëniet e biznesit me klientët e mëdhenj të një kompanie, e cila flet për rëndësinë e funksionit të shitjes. /BusinessMag