Ministri i jashtëm spanjoll ka përsëritur qëndrimin e qeverisë së tij se udhëheqësi katalanas mund të kandidojë në zgjedhjet e reja në dhjetor, vetëm nëse do nuk do të ishte në burg, duke sinjalizuar kështu planet e Madridit për burgosjen e tij.
Alfonso Dastis i bëri këto deklarata, ndërkohë që në qytetin më të madh të Katalonjës, në Barcelonë, po zhvillohej, një tubim i madh për unitetin e Spanjës.
Carles Puigdemont u hoq nga posti pasi Madrid i ndërpreu Katalonjës autonominë për shkak të shpalljes së pavarësisë.
Qeveria qendrore e Spanjës ka marrë tanimë kontrollin e institucioneve katalanase.
Kryeprokurori i Spanjës po përgatitet të paraqesë akuza penale kundër zotit Puigdemont dhe zyrtarë të tjerë katalanas për shkeljen e ligjit spanjoll.
Kjo ndoshta mund të ndodhë ditën e sotme.
Puigdemont ka thënë se nuk e njeh urdhrin e Madridi për ta hequr atë nga pushteti, dhe ka sinjalizuar se mund të rikandidojë si President i Katalonjës.

















