Femrat ende janë duke u përballur me etiketime negative kur është fjala për seks të rastësishëm, kështu rezulton një kërkim i ri psikologjik.
Psikologët në Universitetin e Miçiganit kanë kryer një studim mbi gratë dhe seksin e rastësishëm. Studimi është bazuar në katër eksperimente të cilat kanë matur qëndrimet ndaj këtij lloj seksit. Pjesëmarrësit është dashur që së pari të lexojnë dy tregime të shkurtra në rastin kur një burrë ju afrua një gruaje dhe rastin tjetër kur një grua ju afrua një burri.
Pas kësaj, ata kanë mbushur një pyetësor mbi atë se si ata e perceptojnë karakteret në këtë tregim. Rezultatet nuk janë treguar të ndritshme. Gratë që e kanë pranuar seksin janë karakterizuar si ‘të pa sigurta, me më pak inteligjencë, mendërisht jo shumë të shëndetshme, të lehta’, për dallim me meshkujt të cilët kanë pranuar të njëjtën marrëveshje, shkruan edicionini online i Cosmopolitan.
Në eksperimentin e dytë, këta vullnetar është dashur që të pajtohen apo jo me një situatë hipotetike në të cilën përfshihet seksi i pa nevojshëm. Në shumicën e rasteve janë gratë ato që nuk janë pajtuar pasi që nuk kanë dashur që të identifikohen si të ‘lehta’.
A do të ndalet ndonjëherë etiketimi përmes preferencave të seksit, sipas udhëheqësve të këtij hulumtimi thuhet se një ndryshim i tillë do të merr edhe shumë kohë. /Puhia.com