Puçrra i shkaktonte dhimbje të mëdha, mjekët habiten kur i gjejnë vezë kërmilli (Foto)

E publikuar: 09/02/2018 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjekët larguan kërmillin e vogël që gjetën brenda puçrrës së një 11-vjeçari – duke shënuar kështu, rastin e parë të këtij lloji në historinë mjekësore.

Gjallesa ishte rritur për një kohë të gjatë, në bërrylin e fëmijës së paemëruar, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha dhe të vazhdueshme, transmeton Telegrafi.

Pasi ia larguan, mjekët e spitalit në Los Angelse të Shteteve të Bashkuara, ia dhanë që të luate dhe ta ndajë këtë histori me miqtë.

Kërmilli që ia larguan prej puçrre

Sipas të gjitha gjasave, fëmijës i kishin hyrë vezët e kërmillit në një plagë të vogël, teksa lahej në pishinën e cekët të mbushur me molusqe.

Kërmilli ka pasur ushqim të bollshëm dhe është rritur deri në katër milimetra, duke infektuar puçrrën e mbushur me qelb, derisa nuk u trajtua në mënyrë klinike. /Telegrafi/