Publikon FOTO topless, fansat kritika të ashpra vajzës së Johnny Depp (FOTO)

E publikuar: 21/03/2017 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lily-Rose Depp, vajza e aktorit të njohur, Johnny Depp është kritikuar nga fansat pasi ka pozuar topless për kopertinën e revistës Vogue Italy.

Modelja e ka publikuar fotografinë në Instagram, por e ka fshirë menjëherë pasi ndjekësit kanë bërë komente negative për këtë dalje të saj, duke i thënë: “Je akoma 17-vjeç. Je akoma minorene.”

Seti fotografik, i realizuar nga fotografi Tom Munro gjendet në profilin e tij, ndër të cilat është edhe fotoja topless ku Lily ka vendosur një varëse në qafë dhe ka mbuluar gjoksin me duar.