Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet i dyshuari

E publikuar: 31/07/2025 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar dje në fshatin Vërboc pasi të njëjtit në shtëpi i janë gjetur dhe sekuestruar armë.

Pas publikimit të një video në rrjetet sociale ku i dyshuari shihet duke shtënë me armë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike dhe 5 fishekë në shtëpinë e tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Fsh. Vërboc, Gllogoc / 29.07.2025 – 22:00. Më 30.07.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ishte parë në një video në rrjete sociale duke shtënë me armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike dhe 5 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.