Ka pasur një përleshje të ashpër mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë, sot gjatë punimeve në ‘Camp Nou’.
Sipas dëshmitarëve, rreth 20 persona janë rrahur me shufra hekuri dhe shkopinj, gjashtë prej tyre kanë lëndime më të rënda.
Policia është duke e trajtuar rastin dhe duke bërë identifikimin e punëtorëve, kurse ata poashtu po marrin edhe trajtime shëndetësore.