Publikohet video ku këngëtari i njohur e puth Big Mamën

E publikuar: 23/11/2017 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bigu gjithmonë është veçuar për pozitivitetin  e saj dhe për raportet e mira që ka me kolegët e saj të estradës, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse më i ri në moshë, Bigu është shumë e shoqëruar me këngëtarin e njohur Yll Limani, me të cilin tani edhe janë pjesë e spektaklit në “Cest la vie” në Shqipëri.

Mbrëmë dyshja e njohur duket se janë argëtuar në një club, ku në një moment Ylli e puth në faqet Bigun.

Kjo lë të kuptojmë se dy artistët kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin. 

Kujtojmë se ditë më parë Bigu në një intervistë kishte deklaruar se sapo të përfundojë ky spektakël do të rikthehet në ekranin e TV21 me koncept të ri./Gazeta Express/