Vëllai dhe nipi i Halil Thaçit kryetarit të Obiliqit nga Vetëvendosje janë dërguar në paraburgim pasi kanë sulmuar mbrëmë një qytetar në fshatin Baimofc të Obiliqit.

Burime të Persikopit kanë treguar se Arben e Erlind Thaçi e kanë sulmuar një person me një boks të hekurit dhe një shufër bejsbolli, ndërsa viktima ka marr lëndime në fytyr dhe është dërguar në tretman mjeksor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

















