Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 32 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se tani për tani në gjithë vendin janë 593 raste aktive.
Gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 272 doza të vaksinës kundër COVID- 19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.540 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 969 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.684.
Në total numri i rasteve aktive është 593.