Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

E publikuar: 16/02/2022 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 508 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Në të njëjtën kohë nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se kanë vdekur tre persona.

Tani për tani në gjithë vendin janë 8 mijë e 685 raste aktive.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 3 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212.303.

Në total numri i rasteve aktive është 8.685.