Publikohet raporti i Dialogut Kombëtar për Rini, Kurti: Rinia te ne është e veçantë

E publikuar: 12/08/2022 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e publikimit të raportit të Dialogut Kombëtar të Rinisë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai është shprehur se komunikimi i drejtpërdrejtë me të rinjtë është posaçërisht i rëndësishëm, sepse formëson vendimet që marrim.

“Komunikimi i drejtpërdrejtë me të rinjtë është posaçërisht i rëndësishëm, sepse përveç që formëson vendimet që marrim, njëkohësisht formon edhe të ardhmen, të cilën të rinjtë e trashëgojnë,” tha Kurti.

Kryeministri u shpreh se rinia te ne është e veçantë, për shkak se është masive, përcjell Klankosova.tv.

” Rinia tek ne është e veçantë për shkak se është masive. Mosha mesatare në Kosovë është mbi 30 vjeç e i kemi 2/3 nën 35 vjeç. Andaj, edhe në fund të vitit të kaluar si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi ndërmarrë nismën për fillimin e Dialogut Kombëtar për Rininë, se kjo është një nismë, e cila e përfshinë shumicën e popullsisë, pra të flasësh për rininë dhe të flasësh për demokracinë janë dy gjëra të ndryshme, dhe kjo nismë është realizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, u shpreh tutje ai.

Kryeministri Kurti theksoi se si zbatues të politikave janë të fokusuar të zhvillojmë plane e programe më të mira për t’u ofruar të rinjve mundësi maksimale në arritjen siç u shpreh ai të potencialeve sa më të larta për ta, në të tashmen por edhe për të ardhmen e tyre e të vendit tonë.