Publikohen raportet e paaudituara financiare të partive politike në Kosovë, sa i kishin të hyrat dhe sa shpenzuan për vitin 2024

E publikuar: 20/03/2025 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2024.

Këto raporte përfshijnë shpenzimet e ndryshme, si ato për blerje të mallrave, shpenzime logjistike, për marketing, qira e shpenzime të tjera.

Sipas një komunikate, KQZ sqaron se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues.

“Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.

Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së.

Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.