Publikohen pamjet, skena dramatike nga rrëzimi i avionit në Brazil, 62 të vdekur

E publikuar: 09/08/2024 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skena dramatike në Brazil, pas rrëzimit të një avioni të kompanisë VoePass që kishte 62 persona në bord, mes tyre 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi.

Departamenti lokal i zjarrfikësve konfirmoi përplasjen e avionit në oborrin e një vile në qytetin e Vinhedo, ndërsa presidenti brazilian Lula da Silva, i tronditur tha nga një event i partisë së tij në jug të vendit se gjasat janë që të gjithë pasagjerët e avionit kanë vdekur.

Sipas autoriteteve, avioni u rrëzua në Recanto Florido pranë një autostrade, rreth 80 kilometra nga qendra e shtetit të Sao Paulo.

Ndërkohë, pamjet nga vendi i rrëzimit tregojnë rrënojat e djegura të avionit që është bërë shkrumb e hi.

Sipas linjës ajrore, avioni i modelit ATR-72, me vetëm 14 vite fluturime mbi shpinë, po udhëtonte brenda Brazilit nga Cascavel në aeroportin më të madh të vendit, Sao Paulo-Guarulhos.

Klikoni këtu për VIDEO