Publikohen pamjet e të riut që vrau me thikë gruan shqiptare para shkollës në Itali

E publikuar: 26/05/2022 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar pamjet e 28-vjeçarit që vrau me thikë 37-vjeçares shqiptare Brunilda Halla përpara shkollës së djalit në Itali.

Autori i kësaj ngjarje u arrestua ditën e sotme, ndërkohë media italiane ka publikuar edhe imazhe nga momenti i rëndë, kur vrasësi e godet atë dhe largohet me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit.

Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se vrasja ishte një gjest rebelimi ndaj shoqërisë që e kishte ofenduar.

“Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e ka goditur me thikë, ia mbath. Falë këtyre fotove, 28-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Brunilda Halla, 37-vjeçares me origjinë shqiptare, u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria”, shkruan Corriere Della Sera.

Kapja e 28-vjeçarit u bë e mundur për shkak të këtyre pamjeve të cilat u morën nga kamerat publike dhe private të zonës. Po ashtu dhe dëshmitë e banorëve të lagjes kanë ndihmuar shumë autoritetet.