Publikohen pamje të incidentit me Ambasadorin e SHBA në Nish (Video)

E publikuar: 02/02/2018 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa mbante ligjërata në Universitetin e Nishit, të cilat i ka organizuar klubi serbo-amerikan i miqësisë dhe bashkëpunimit, kryetar i Qendrës për të drejtat e njeriut, Dragan Krstiq, ka gjuajtur pamflete me fotografinë e Putinit

Ligjërata e sotme e ambasadorit të SHBA në Serbi, Kyle Scott, në Universitetin e Nishit është shënuar me një skandal tipik shovinist.

Dragan Krstiq, nga ballkoni ka gjuajtur pamflete dhe ka bërtitur “Nuk na nevojitet demokracia amerikane!”, “Na keni goditur me bomba!”, “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi!”.

Nëpër pamflete të cilat Krstiq i kishte gjuajtur ishte fotografia e kryetarit rus Vladimir Putin dhe shkrimi “Duam bazat ruse”, “Jo – diktaturës, censurës, njëmendësisë, manipulimit dhe beogradizimit”.

Sigurimi e ka larguar Krstiqin nga salla, ndërsa policët e kanë ndaluar atë pasi ka qëndruar para ndërtesës së Universitetit.

Ligjëratën e ka organizuar Klubi serbo-amerikan për miqësi dhe bashkëpunim.

Shikoni pamjet: