Dokumentet e klasifikuara në lidhje me hetimin e vrasjes së John F Kennedy, do të dalin nesër, lajm që u bë me dije nga Presidenti Donald Trump. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Presidenti tha se dokumentet ishin “Tepër interesante”.
Dokumentat e shumpritura të JFK do të dalin nesër. “Interesante! Shkroj z. Trump.
Dosjet e fundit që detajon hetimin mbi vrasjen e Kennedy ishte planifikuar të publikohenin sot bazuar në ligjin e viteve 1990, edhe pse Trump mund të kishte vonuar këtë proces nëse dëshironte.
Dosjet përfaqësojnë vetëm një për qind të të gjitha dosjeve nën hetimin. Të gjitha dosjet e tjera janë bërë, megjithatë disa përmbanin materiale më të redaktuara.
Nuk dihet ende se çfarë mund të kenë dosjet në brëndësi të tyre, por sipas disa spekululimeve thuhet se mund të ketë informacione mbi metodat dhe burimet e përdorura nga CIA ose FBI në Mexico City mbi burimet dhe metodat e përdorura që datojnë muajt para vrasjes.


















