PUBG Mobile jo vetëm që është loja më popullore në botë me mese 100 milionë lojtarë aktivë në muaj, po tashmë edhe ajo me rritjen më të lartë duke grumbulluar mëse 146 milionë dollarë vetëm muajin e kaluar në të ardhura sipas Financial Times.
Paratë nuk vinë vetëm nga mjetet dhe veshjet e blera por edhe nga varianti i lojës vetëm për Kinën që ka emrin Game for Peace.
Vetëm në Kinë loja ka gjeneruar 76 milionë dollarë. Titulli PUBG u bllokua në Kinë dhe si rezultat u lançuar modeli Game for Peace, një version i PUBG “patriotik” me më pak gjakderdhje.
Për shembull në variantin Kinez në vend që të vdesin të zhytur në gjak kur eliminohen nga loja, ato japin një përshëndetje.
Këto ndryshime tregojnë mësë miri vështirësi që po hasin kompanitë në Kinë kur qeveria ka sulmuar shumë tituj.
Në Shkurt autoritetet kanë ndaluar aprovimin e licencave të reja për video lojërat ndërsa titujt ekzistues duhet të rishkruhen. Të kombinuar së bashku, Game for Peace dhe PUBG kishin 146 milionë dollarë të ardhura. /GameWorld Albanian