PSG nuk arriti të merrte i vetëm kreun në Ligue 1 të Francës, pasi u ndal për herë të parë në këtë sezon ne Parc des Princes pas një barazimi 1-1 me St.Ettiene.
Beric në fund ishte ai që privoi ekipin e Emery nga fitorja e 3-të në 3 ndeshje duke barazuar rezultatin në një ndeshje ku PSG gjithsesi meritonte të fitonte për atë që krijoi në fushë. Parizienët në fakt krijuan shumë raste por dhe shpërdoruan po shumë megjithatë në minutën e 67-të gjetën epërsinë me Lucasin, që realizoi nga pika e bardhë.
Skuadra vendase u përpoq të menaxhonte rezultatin por u dorëzua në minutën e fundit, kur Beric i ndëshkoi duke vulosur ndeshjen në barazim.