Paris Saint-Germain tashmë ka zyrtarizuar lëndimin e rëndë të lojtarit më të mirë të Brazilit, Neymar.
Parisienët në ditën e fundit të periudhës kalimtare do të përpiqet të përfundojë transferimin e Willianit të Chelseat.
E përditshmja britanike, “Daily Mail” shkruan sot se parisienët po ofrojnë 45 milionë euro për klubin londinez.
Jordan Pickford dhe Willian (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
Përveç William, PSG është gati përfundimit të transferimit të Luciano Acosta të DC Unitedit për dhjetë milionë euro.
Kampioni i Francës dëshiron të bëhet edhe më i fortë pas marrjes së Leandro Paredes nga Zenit, sepse Neymarin e pret një pushim i detyrueshëm prej 10 javësh pas lëndimit të ashtit metatarsale.
”
E gjithë kjo para dy ndeshjeve kryesore të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit.
Ndryshe, kampioni i Francës po interesohet edhe për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil. /Telegrafi/


















