Paris Saint Germain bën detyrën kundër Saint-Etienne. Skuadra e Laurent Blanc fitoi pa shumë probleme 4-1 përballë publikut të tyre në “Parc Des Princes”, duke zgjeruar diferencën me vendin e dytë.
Serinë e golave e nisi Kurzawa që realizoi në min. 23, teksa parizenët shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal. Edhe pse që në fillim të pjesës së dytë në të 48-tën mendoi Edinson Cavani për të dyfishuar shifrat. Nuk mund të mungonte as Zlatan Ibrahimovic që shënoi golin e 3-të në minutën e 67′, para se Verratti të gabonte në të 74-tërt, duke e çuar topin në portën e vet. Lucas Moura ishte ai që vulosi rezultatin përfundimtar në 4-1 me PSG që pas 11 javëve e sheh veten me 29 pikë të grumbulluara.