PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

E publikuar: 20/09/2016 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithcka e thjeshtë për Paris Saint Germain, që për një natë e sheh veten në krye të Ligue 1, në pritje të sfidave që do të zhvillojnë Monaco dhe Nice. Në Parc Des Princes skuadra e Unay Emery mposhti me rezultatin 3-0 ekipin e Dijon duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve në tabelën e klasifikimit. Në minutën 15 një krosim i Maxwell i devijuar edhe nga qëndërmbrojtësi hungerez i miqëve Lang përfundoi drejt e në rrjetë duke lënë të shtangur portierin Reynet. Dominimi i Parisit ishte prezent edhe gjatë minutave në vazhdim. Në të 27-tën Edinson Cavani kthehu në gol një 11-metërsh, duke dyfishuar shifrat. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në fraksionin e dytë ishte Lucas që në të 67-tën realizoi golin që i coi shifrat në 3-0 duke vulosur suksesin e kampionëve në fuqi të Ligue 1. Deri në fund sfida e Parc Des Princes nuk prodhoi më asnjë gol me Paris Saint Germain që ruajti energjitë për takimin e fundjavës ndaj Toulouse./ss/