Pse vdiqën vetëm të pasurit? Fundosja e superjahtit, prokuroria italiane nis hetimet

E publikuar: 22/08/2024 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurorët italianë kanë nisur një hetim, teksa shumë pikëpyetje duket se rrethojnë fundosjen e superjahtit Bayesian pranë Sicilisë.

Pesë trupa të pajetë u gjetën një ditë më parë në varkën që ka përfunduar në 50 metra thellësi, mes viktimave është edhe pronari i saj, miliarderi Mike Lynch dhe vajza e tij 18 vjecare, Hannah.

Teksa 15 nga 12 të ftuarit dhe 10 anëtarët e ekuipazhit shpëtuan, në mesin e të vdekurve janë veç manjatit Lynch e së bijës, edhe pasaniku tjetër – presidenti i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer dhe gruaja e tij Judy, si dhe, avokati Chris Morvillo. Bashkëshortja e këtij të fundit, Neda, nuk është gjetur ende.

Hetuesit po verifikojnë përse balancuesi i varkës nën ujë nuk ishte ulur plotësisht pavarësisht parashikimeve metereologjike për një përkeqësim të motit, dhe raportimeve për kapakët e lënë hapur. Disa ekspertë sakaq kanë tentuar të rikrijojnë situatën se çfarë duhet të ndodhë në të vërtetë me një jaht si Bayesian në mot me stuhi.

Sipas tyre, normalisht në vend që të përmbyset, direku i varkës duhet të kthehet shpejt lart në pozicionin e tij. Jahti 56 metra i gjatë menaxhohej nga kompania Camper and Nicholsons International.