Pse u zhduk “Sonte me Berat Miftarin” nga “RTK”-ja? (Foto)

E publikuar: 26/11/2015 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Sonte me Berat Miftarin” nisi suksesshëm transmetimin në televizionin publik, duke u bërë emisioni më i ndjekur nga audienca kosovare. Ky emision sapo krijoj shikuesin e vet, shkojë në pushime verore, shkruan “Kosovarja”.

Gjatë gjithë verës u paralajmërua rikthimi i tij përmes sloganit “Historia vazhdon…”.

U desh shumë kohë që kjo histori të vazhdonte, më sakt deri në mes të tetorit.

Dhe, pas pritjeve të gjata u shfaq më në fund “Sonte”, ky format i veçantë. Por, shkurt e kishte. “Sonte” e realizoj vetëm një seri dhe u zhduk pa nam e nishan.

Derisa shikuesit prisnin me entuziazëm edicionin e rradhes ku e ftuar do të ishte Leonora Jakupi, në “RTK” u shfaqen lajmet, e më pas gjer atë tjera, shkruan “Kosovarja”.

Askush nuk tha asgjë për “Sonte me Berat Miftarin”. Pse u zhduk pa pritur e pa kujtuar nga skema programore?

A nuk është e udhës që televizioni publik të jetë më transparent dhe ta sqaroj audiencën e vet për ndryshimet eventuale?

Kush e zhduki “Sonte”? Pse?/Kosovarja/