Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi dhe ai i Nismës, Milaim Zeka janë rrahur në emisionin live të Klan Kosovës.
Ajo që e ka nxitur rrahjen duket të kenë qenë fjalët fyese të Zekës ndaj Krasniqit.
Ai nuk ka kursyer veten nga fjalët e rënda, siç ka bërë edhe Krasniqi në drejtim të Zekës, duke eskaluar debatin.
“Edhe pozitës edhe opozitës në mënyrë të jashtëzakonshme i ka konvenuar mosmbajtja e seancave parlametare. Opozita është munduar të paraqitet sikur është për mbajtjen e tyre, por në fakt ka qenë kundër. Ndëra pozita ka mbajtur rol neutral. Vet fakti që mbledhja e kryesisë thirret natën, tregohet se prej konstituimit të Kuvendit të Kosovës gjithcka ka qenë e jashtëzakonshme”.
“Për fjalor, për fyerje, për rrugaçë, për debilllëk, askush nuk ia kalon Lëvizjes Vetëvendosje. Me të thanë unë ty(i drejtohet Frashës Krasniqit), unë e fyej lopën. Është turp që në Kuvendin e Kosovës ka njerëz rrugaçë si ti. Njerëz që e kanë gjuajtur me zola kuvendin. Ti je lahper. Ti je përdhunues”.


















