“Aeroplani i Erdoganit ishte në nishan të së paku dy gjuajtësve F16 derisa udhëtonte drejt Stambollit. Nuk e di pse puçistët nuk shtien në drejtim të aeroplanit. Kjo mbetet mister”, ka deklaruar një ish oficer i lartë që kishte njohuri për incidentin.
Aeroplani me të cilin presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në mbrëmjen që ishte kryer tentim puç ushtarak po ktheje nga pushimi në Stamboll, gjatë fluturimit ka qenë cak i dy pilotëve puçistë që drejtonin dy aeroplanë luftarakë F16.
Megjithatë, ata nuk e sulmuan presidentin Erdogan dhe lejuan që aeroplani i tij ta vazhdojë fluturimin, transmeton lajmi.net.
Erdogan kthehej në Stamboll nga pushimorja në Marmara, ku ishte për pushime, kur të premten në mbrëmje puçistët tentuan grusht shtet duke bllokuar së pari urën e njohur të Bosforit, pastaj tentuan ta marrin nën kontroll aeroportin e Stambollit dhe dërguan tanke në parlamentin turk në Ankara, kujton Reuters.
“Aeroplani i Erdoganit ishte në nishan të së paku dy gjuajtësve F16 derisa udhëtonte drejt Stambollit. Nuk e di pse puçistët nuk shtien në drejtim të aeroplanit. Kjo mbetet mister”, ka deklaruar një ish oficer i lartë që kishte njohuri për incidentin.
Një zyrtar u lartë turk ka konfirmuar për Reuters se dy gjuajtës, që i drejtonin pilotët puçist, fluturuan në afërsi të aeroplanit të Erdoganit, por ai arriti si sigurt të mbërrinte në Stamboll, transmeton lajmi.net.
Erdogan më vonë deklaroi se gjatë tentimit për grusht shtet, puçistët tentuan ta sulmonin atë në Marmara dhe se bombarduan vendin që ishte ai, vetëm pak momente pasi u largua.
“Ai ju shmang vdekjes për vetëm disa minuta”, ka thënë një zyrtar tjetër turk që ka dashur të mbetet anonim.
Televizioni CNN Turk ka njoftuar se rreth 25 ushtarë me helikopterë kanë hyrë në hotelin ku qëndronte Erdogan në tentim për ta marrë peng atë, por ai ishte larguar tashmë nga aty.
Zyrtari ka zbuluar se edhe kryeministri, Binali Jildirim ishte në shënjestër të puçistëve në Stamboll dhe se mëzi ka shpëtuar. /Lajmi.net/