Petrit Gashi
Ngjarjet e sotme ne Serbrenicë nuk ishin aq tragjike sa e paraqiten mediat ne Serbi dhe në një pjesë të Evropës gjoja për një sulm të organizuar kundër Kryeministrit, që më duar më gjak shkoj në vendin ku ishte bashkëpjesëmarrës për krimin më të rëndë kundër njerëzimit dhe Gjenocidin me të madh pas luftës së dytë botërore, ku u vranë e u masakruan mbi 8100 persona meshkuj boshnjak të pafajshëm.
Dështimi aso kohë i Kombeve të Bashkuara e Konkretisht Evropës për të ndalur këtë Gjenocid ishte shumë i madh dhe shpesh herë për tu shfajësuar e kishin cilësuar si nje grackë të Serbisë në një kohë kur nuk ishin mjaftë të konsoliduar si Evropë.
Sot, pas 20 viteve prap po dështon Evropa, dhe aq më keq po solidarizohet me kriminelet duke besuar trikot e tyre për të paraqitur popullin boshnjak si urrejtësin me të madh të cilën nuk dinë të shtrinë dorën e pajtimit. Përderisa vetëm pak orë më parë në një postim ne Twitter Përfaqësuesja e Lartë për politik të Jashtme e BE-së kishte thënë se “ Evropa ra në rastin e Serbrenices duke u Solidarizuar me të dhe duke thënë se Drejtësia, pajtimi dhe vëllazëria duhet të rritet përsëri” vetëm pak kohë më vonë ky solidarizim kaloj të Vuçiçin duke thënë se ai bëri një zgjedhje historike”.
Evropa duhet të zgjedhë më kë të Solidarizohet ose me viktimën ose me kriminelin, solidarizimi me të dyja e dërgon në dyfytyrësi Evropën dhe të ardhmen e saj. Për mua dhe shumicën e opinionit publik “Evropa RA përsëri” ndonëse kësaj rënje i parapriu rënja e drejtësisë në botë dukë mos kaluar Rezolutën e Këshillit të Sigurimit për Gjenocid nga ana e Serbisë.
I ledhatuari i Ballkani ,Serbia , edhe sot bëri krim të rëndë dukë dërguar njeriun me duar me gjak në vendin ku u krye krimi dhe kjo vetëm e vërteton teorinë ku “ krimineli se paku njëherë në jetë kthehet në vendin e krimit” , këtë e bëri Vuçiçi duke u sjellur si viktimë në vendin ku mbjelli gjenocidin me të rëndë dhe ku Europa përsëri solidarizohet më të.
E gjithë kjo nuk mund të konsiderohet asgjë tjetër pos një lufte të maskuar kundër të pafajshmeve në Ballkan dhe ku kriminelet çdo ditë e me shumë po gradohen në saj të krimeve të tyre duke i përdorur për pajtim.
Serbrenica është turpi i Evropës, ajo u tradhtua nga Evropianet, u shkel nga kriminelet dhe po përkujtohet nga njerëzit që ja sjellën të keqën. Serbrenica dhe varret qe tani pas 20 viteve mbanë është oqeani me lot i nenave që tash e 20 vite kërkuan drejtësi, vdiqën më syrin çelur për të gjetur edhe pjesën tjetër të të zhdukurve që i varrosën në varre masive, dhe sot Vuçiçi duke mbajtur ende kufomat në serbi shkon në Serbrenice për të bërë spektakël.
Kjo nuk e ndal Evropën të solidarizohet më të, ndërkaq lotët e nënave, gratë pa burra, motrat pa vëllezër, nënat pa djem, shtëpitë pa meshkuj vazhdojnë të mbesin pa solidaritet, pa drejtësi dhe pa përkushtim. Evropa edhe sot ra nga provimi, bota e maskoj drejtësinë ndërsa Sebrenica vazhdon të mbetët krenare.
#SrebrenicaGenocide20Years