Të gjithë e dimë që nëse nis të kruhesh në një pjesë të trupit, është e vështirë të ndalesh.
Por sado të përpiqemi ta shmangim ndjesinë e kruarjes, nuk mund ta evitojmë.
Madje mund të kruhemi aq fort, sa të shkaktojmë edhe ndonjë dëmtim të lëkurës.
Shkencëtarët e Universitetit të Uashingtonit duket se kanë gjetur shkaktarin e këtij problemi.
Ai quhet serotonin dhe është një hormon që lëshon trupi në momentin kur nisim të kruhemi.
Kruarja bën që truri jonë të lëshojë serotonin, i cili është një hormon që nxit edhe më shumë kruarjen.
Eksperimenti i kryer te minjtë nuk ishte i saktë si fillim, pasi trupi i tyre nuk prodhon serotonin.
Por në momentin që atyre i’u injektua serotonin, filluan të kruheshin në mënyrë të pandalshme.
Nuk është praktike që të bllokosh lëshimin e serotoninës, por studiuesit po eksperimentojnë me ndërprerjen e këtyre qelizave të cilat e transmetojnë sinjalin nga lëkura drejt trurit. Receptori 5HT1A është gjetur përgjegjës për lëshimin e neuroneve që shkaktojnë kruarjen.
Pasi shkencëtarët bllokuan këtë receptor, ata konstatuan që minjtë filluan të kruheshin më pak.
Zhou Feng Chen, drejtuesja e këtij studimi tha se serotonina lëshohet si pasojë e një dhimbje rastësore që mund të kemi, por më pas shkakton kruarje.
“Serotonina është një hormon, i cili parandalon dhembjen. Por duke qenë se nervat ndijorë të dhimbjeve dhe atyre të kruarjes kanë kanale të ngjashme, megjithëse specifike, shpesh ndodh që serotonina të mos kryejë funksionin e saj natyral si parandalues dhimbjesh, por të shkaktojë më shumë kruarje”, tha Chen.