“Pse heshti për ditë të tëra Ministria e Brendshme për 863 mijë eurot?” Këtë pyetje ka ngritur sot, LSI-ja lidhur me zhvillimet më të fundit të çështjes “Tahiri”.
Kreu i grupit të këj partie, Petrit Vasili, gjykon se “Banditizmi u shfaq sheshit me 863 mije euro të pista nëper makina, shto patentat e ish-ministrit etj.
Ngjarja u fsheh në mënyre të turpshme dhe mafioze për ditë të tëra nga Policia.
Ministria e Brendshme heshti. Eshtë palë?! Apo mbron pushtetin e Kryeministrit dhe ish-ministrit e është duke shkelur ligjin? Ka presion që të mos flasë? Do të vazhdojë të bashkëjetojë me këtë Polici të kapur kokë e këmbë nga krimi? Duke mos folur, a mos ndihmon të fshihen provat?
Përgjigja e qartë dhe me veprime të forta e këtyre pyetjeve ndan përfundimisht se me kë është ministri dhe Ministria e Brendshme, me shqiptarët kundër krimit dhe trafikantëve apo me Kryeministrin që hesht përpara krimit dhe trafikantëve – klientë të tij si edhe u mbyll gojën të tjerëve për të mos folur për të.”


















