Hashim Thaçi me shumë gëzim e ka bërë të ditur lajmin për takimin me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan. “Sapo përfundova takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan”, ka treguar përmes rrjetit të tij social Thaçi.
Ky relacion i afërt i Thaçit me Eroganin ka nisur shumë kohë më parë. Kur asnjë lider evropian nuk ka pranuar ta takoj Thaçin për shkak të kaluarës së tij të dyshimtë dhe ende në proces raportit të Dick Martit, ka qenë Erdogani ai i cili i ka dal gjithmonë në mbrojtje, transmeton “zeri.info”.
Madje ka kërkuar edhe vota për Thaçin në Prizren në fushatën e fundit për zgjedhjet lokale në Kosovë. Thaçi ka qenë falënderues ndaj Erdoganit, duke i dhënë kështu asetet kryesore të Kosovës, Aeroportin edhe Distribucionin e Energjisë Elektrike.

Këtë të fundit Thaçi i ka thënë Erdoganit për 26 milionë euro, kontratë kjo e cila nuk është bërë kurrë publike në detaje, kompanisë Limak, ku aksionar është dhëndëri i Erdoganit.

Ndërkohë që Erdogani në Kosovë ka ndërtuar 20 xhami dhe ka renovuar 30 të tjera, por paratë nuk i ka sjellë përmes bankave. Gazeta “Zëri” ka zbuluar muaj më parë se në Bankën Qendrore të Kosovës, ekzistojnë vetëm 2.7 milionë euro qarkullim të organizata shtetërore të Erdoganit në Kosovë ndërkohë që vetëm renovimi i xhamisë në qendër të Prizrenit ka kushtuar 1.2 milionë euro.

Ndërkohë që rreth 300 të rijnë kosovarë përmes kufirit të Turqisë kanë shkuar në Shtetin Islamik, dhe asnjëherë Thaçi nuk e ka kritikuar këtë shtete për mos parandalimin e të rinjve që tashmë janë pjesë e ISIS-it. Kështu Kosova me numër të popullsisë është e katërta në Evropë për pjesëmarrje në Siri dhe Irak.

Më poshtë mund ta lexoni hulumtimin e Zërit për organizatat e Erdoganit që veprojnë ne Kosovë. Për këtë skandal kanë raportuar shumë media të huaja por edhe ato turke : http://www.zeri.info/aktuale/46777/milionat-sekrete-te-erdoganit-ne-kosove/

















