Pse Gjilani i detyrohet Ahmet Isufit një vend të veçantë në histori

E publikuar: 20/01/2025 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjilani, qyteti që ka qenë gjithmonë simbol i rezistencës dhe qëndresës kombëtare, ka gdhendur emra të shquar në historinë e tij, por pak prej tyre ndriçojnë aq fuqishëm sa Ahmet Isufi. Patriot i përkushtuar, strateg e Komandant i shquar, politikan me vizion e përcaktim të qartë, ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

Gjatë viteve të vështira të okupimit, pjesëmarrës në protesta e demostrata, organizator i luftës çlirimtare, Ahmet Isufi, si Komandant i Zonës Operative të Karadakut, udhëhoqi me guxim forcat që luftuan për çlirimin e Gjilanit dhe të rajonit përreth. Nën komandën e tij, jo vetëm që u mbrojtën vlerat kombëtare, por edhe u ruajt fryma e bashkimit dhe rezistencës së popullit të këtij qyteti. Sakrificat e tij dhe të bashkëluftëtarëve, ruajtja e çdo vlere morale e materiale të qytetit, krijuan themelet mbi të cilat sot qëndron krenar një Gjilan i lirë.

Por historia e Ahmet Isufit nuk mbaron me luftën. Përmes vizionit të tij dhe përkushtimit ndaj komunitetit, ai vazhdon të jetë një shembull frymëzues i lidershipit që ndërthur të kaluarën e lavdishme me një vizion të qartë për të ardhmen. Si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, ai përfaqëson jo vetëm vlerat e lirisë, por edhe angazhimin për të ndërtuar një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Një nga shtyllat kryesore të angazhimit të tij politik është përpjekja që Kosova të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar dhe të bëhet pjesë e NATO-s. Ahmet Isufi beson se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike nuk është vetëm një çështje sigurie, por një domosdoshmëri për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Për këtë qëllim, ai ka një vizion të qartë për fuqizimin e politikave mbrojtëse dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të forta me partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

Gjilani i detyrohet Ahmet Isufit një vend të veçantë në histori, sepse ai mishëron guximin, sakrificën dhe dashurinë për atdheun. Figura e tij do të mbetet gjithmonë një urë lidhëse mes të kaluarës heroike dhe së ardhmes së ndritur të Kosovës, ku synimi për anëtarësim në NATO mbetet një prioritet për të gjithë./xlpres.tv