Pse Era Istrefi nuk u përfshi në Image of Kosova bashkë me Ritën dhe Duan?

E publikuar: 17/02/2018 06:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bazuar në këtë, ekipi i “Image of Kosova”, me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka përzgjedhur një mënyrë të veçantë për të transmetuar një mesazh në botë. Ata kanë përdorur fytyrat e dy këngëtarëve Rita Ora dhe Dua Lipa si dhe xhudistës Majlinda Kelmendi,  si ambasadoret më të mira të vendit tonë, të cilat po e ngritin emrin e Kosovës në shumë vende të botës.

Por kjo fotografi u komentua për shkakun që nuk është përfshirë në të edhe këngëtarja Era Istrefi, e cila tashmë njihet ndërkombëtarisht.

Grupi Organizues “Kosovas 10”, tha për Gazetën Express, se Era nuk i përketë kalibrit të Ritës dhe Duas, sa i takon muzikës.

“Ne mendojmë që Era Istrefi nuk është akoma në kalibrin e Ritës dhe Duas sa i përketë famës e muzikës. Ritën dhe Duan e kemi marrë për muzikë e Majlindën si përfaqësuese të sportit” tha për Express, grupi Kosova 10. /GazetaExpress/.