Pse duhet që të hiqni adapterin e telefonit nga priza

E publikuar: 21/01/2016 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lënia e karikuesit të telefonit apo tabletit në prizë është një trend që ndiqet nga të gjithë. Secili nga ne mendon se nuk mund të ndodhë gjë nëse ne e lëmë në prizë atë, që nuk harxhohet energji. Ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Po si është e vërteta e kësaj gjëje.

Website “Hoë To Geek” ka bërë një eksperiment në lidhje me këtë gjë. Ata kanë vendosur një matës të energjisë elektrike dhe më pas kanë lënë në prizë karikuesit e telefonave, tabletave dhe kompjuterit.

Kur e kanë kontrolluar është parë që energjia elektrike në fakt ishte harxhuar edhe pse të lidhur ishin vetëm karikuesit dhe nuk po ushqenin asnjë pajisje. /albeu.com/