Shkencëtarët siç duket e kanë zbuluar pse disa duhanpirës fitojnë kancer e disa të tjerë jo, e kjo mund të jetë për shkak të gjeneve
Çdo duhanpirës është i vetëdijshëm për rreziqet që sjellë duhani, sëmundjet dhe vdekjet e hershme – por, disa njerëz jetojnë deri në një pleqëri të bukur edhe pse pinë duhan.
Tani, shkencëtarët amerikan kanë zbuluar se kjo mund të jetë për shkak të gjeneve të tyre. Duhanpirësit të cilët jetojnë gjatë mund të kenë gjene të veçanta që promovojnë jetëgjatësinë e tyre, gjeti studimi i tyre.
Dhe këto gjene ishin të lidhura gjithashtu edhe me një incidencë më të ulët të kancerit për 11%, transmeton Lajmi.net.
Shkencëtarët thonë se gjenet ndihmojnë trupin për t’i ruajtur dhe riparuar qelizat, duke e mbrojtur personin nga plakja – dhe duhani.
Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo organizatë thotë se duhani është ‘një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit publik që ka hasur bota ndonjëherë’, duke vrarë rreth 6 milionë njerëz në vit.
Sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit, përdorimi i duhanit është përgjegjës për të paktën 30% të të gjitha vdekjeve nga kanceri, duke shkaktuar 87% vdekje të meshkujve nga kanceri në mushkëri dhe 70% vdekje nga kanceri në mushkëri tek femrat.
Dhe, një hulumtim tjetër i mëhershëm ka sugjeruar se pirja e duhanit përshpejton procesin e plakjes dhe shkakton sëmundje dhe vdekje të parakohshme.
Shkencëtarët studiuan personat që kishin jetuar gjatë edhe pse ishin duhanpirës të mëdhenj dhe gjetën se ata kishin një lloj gjeni i cili i lejonte ata të përballonin më mirë dëmin e duhanit.
Ky gjen është i lidhur shumë me një normë të lartë të mbijetesës.