Gratë kanë të drejtë të ngrenë pretendime për seks të mirë dhe të pyesin: ku është orgazma ime? Mësoni më poshtë pse gratë kanë probleme me orgazmën.
Ulja e dëshirës seksuale
Ulja e dëshirës seksuale përkufizohet si mungesa e mendimeve apo ndjenjave seksuale. Kjo është më e përhapur tek pacientet femra dhe mund të ndikojë negativisht në lidhjen e tyre. Shkaqet përfshijnë: historitë traumatike seksuale, cilësinë e marrëdhënies aktuale, çrregullimet hormonale dhe depresionin apo ankthin.
Kur pacientët vijnë të më flasin për këtë çështje, i pyes nëse fantazojnë për aktorë, modelë apo djem pishinash. Nëse përgjigjen pozitivisht, atëherë do të thotë se problemi qëndron tek kjo lidhje dhe nuk është problem psikologjik apo biologjik. Gratë e kanë të vështirë që t’i harrojnë zënkat me bashkëshortin gjatë ditës ose faktin që ai i acaron me diçka që s’u pëlqen. Shumicën e rasteve, zgjidhja është komunikimi dhe të qëndruarit pranë njëri-tjetrit. Caktimi i një datë për të kryer marrëdhënie seksuale është një recetë e mirë. Provojeni, mund t’ju pëlqejë!
Çrregullime të dëshirës seksuale
Kjo karakterizohet si paaftësi për të arritur apo mbajtur lubrifikimin edhe pas ngacmimit. Kjo mund të varet nga periudha në të cilën gjendet gruaja. Menopauza karakterizohet nga një humbje e konsiderueshme e estrogjenit, kjo mund të ketë një ndikim të madh në aktivitetin seksual të tyre. Për gratë që nuk janë në menopauzë, zgjimi seksual mund të shkaktohet nga faktorë të tjerë, si: aftësia e dobët e partnerit, hormonet, si dhe faktorë të tjerë. Viagra është konsideruar si një domosdoshmëri që I ndihmon gratë të zgjojnë dëshirat seksuale, por kjo nuk është aprovuar ende. Zgjimi i dëshirës seksuale kalon nëpër disa faza. Burrat kanë prirjen të harrojnë se gratë kanë nevojë për më shumë ngacmime përpara se të nisin aktin seksual. Puthja për gratë nuk është vetëm fizike, por edhe mendore. Ajo fillon përpara se të mbërrini në dhomën e gjumit. Kështu që filloni “lojën” para se të shkoni në shtrat. E-mailet, mesazhet mund të jenë një mënyrë.
Çrregullime të orgazmës
Konsiderohet si paaftësia për të arritur orgazmën. Që të arrihet orgazma duhet që të jemi mirë jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Për shumë gra orgazma është e paarritshme, pasi e kanë të vështirë të jenë “aty”.
Ato mund të jenë duke menduar për një mori gjërash të tjera që e shkëpusin vëmendjen nga akti. Përveç kësaj, shumë gra kanë vështirësi që të flasin për mënyrën sesi ndihen. Ndonjëherë, arritja e orgazmës mund të jetë shumë e lehtë. Thjesht duke ndryshuar pozicionet seksuale. Nëse gruaja merr kontrollin “e situatës”, mund ta stimulojë më tepër për të vazhduar.
Dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale
Përjetimi i dhimbjeve gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale te gratë është një gjë e zakonshme. Në një moment të jetës së saj, çdo grua ka provuar të ndiejë dhimbje. Ka një sërë shkaqesh për këto dhimbje, si: mungesa e lubrifikimit, trauma, një operacion i kryer, irritim apo faktorë emocionalë. Vitin e kaluar, futja në treg e “Osphena”-s ka ndryshuar jetën e disa grave që kishin dhimbje të shkaktuara nga simptomat e menopauzës. Është mirë që gratë të kenë kujdes edhe me lubrifikantët, pasi shumë prej tyre duhen aplikuar shpesh pasi thahen shumë shpejt.
Çështja e hormoneve
Biologjikisht gratë edhe burrat janë mjaft të ndryshëm në përbërjen e tyre hormonale. Megjithatë, ne kemi hormone të njëjta, por në sasi të ndryshme. Testosteroni dhe estrogjeni janë hormonet kryesore që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë seksuale. Kur testosteroni është në nivel të ulët tek meshkujt, mund të çojë në rënie të dëshirës seksuale dhe ereksioni është më i butë. Gratë gjithashtu kanë nevojë për testosteronin për të ngjallur dëshirën seksuale. Kërkimet kanë treguar se pilulat kundër shtatzënisë priren të ulin nivelin e testosteronit tek gratë, duke ulur dëshirën seksuale. Ka pasur shumë debate që tregojnë sesi testosteroni mund të përmirësojë funksionin seksual tek gratë. Pavarësisht polemikave, deri në vitin 2006 janë dhënë mbi 1,3 milion receta testosteronit për gratë. Gratë në mënyrë të qartë kanë të drejtë të ndryshojnë dhe të ngrenë pretendime për seks të mirë.
Thjesht fillojeni me pyetjen: ku është orgazma ime?