PSD’ja ia prish planet kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

E publikuar: 20/09/2022 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, pati paralajmëruar për një vizitë në Komunën e Gjilanit, më 21 shtator. Në këtë vizitë ajo pritej të takohej me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Por, Trendafilovaka vendosur që këtë takim ta zhvillojë përmes internetit.

 

Arsyeja e ndryshimit të këtij takimi ishte protesta eparalajmëruar e PSD’së, kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Trendafilova.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Dhomave të Specializuara lidhur me anulimin e vizitës.