Partia Socialdemokrate në konferencën, të cilën e mbajti në orët e vona të natës së sotme tha se arrestimi i kryetarit të tyre ishte tërësisht i orkestruar politikisht.
Në operacionin e arrestimit të Dardan Molliqaj, sipas PSD-së ishin 60 polic.
“Në operacionin e arrestimit kanë qenë mbi 60 polic”.
Sipas anëtarit të kësaj partie, njiherish edhe anetare i ekipit mbrojtes te Molliqaj, Drin Kuka, nuk është treguar fletëarresti dhe arsyet e arrestimit, gjatë marrjes së kryetarit të PSD-së.
“Unë po ju jap disa informata si ekip mbrojtës. Gjatë arrestimit nuk janë treguar arsyet e arrestimit e as fletë arresti. Fletë arresti u pë rpilua pasi u realizua operacioni policor, pas 15 minutave. Neve na ë shtë treguar një ‘screen shot’ dhe e kemi parë orën kur u formulua”, theksoi ai.
Kukaj tregoi se prokuroroja e rastit është Ajshe Ferati.
“Dardanit iu është shqiptuar masa e mbajtjes prej 48 orëve nga prokurorja Ajshe Ferati”, tha Kukaj.
Më tej, Kuka ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se arrestimi i Dardan Molliqajt është i orkestruar nga ta, teksa shtoi se që prej momentit të siç e quajti ai, incident në protestën e 29 janarit, Vetëvendosja ka bërë fushatë linçuese kundër Molliqajt.
“Këtu kemi të bëjmë me një orvatje të shtetit të Kosovës, përkatësisht partisë në pushtet kundrejt Dardan Molliqajt për shkak të incidentit që ka ngjarë të shtunën dhe për shkak, konsiderojmë ne, fushatës linçuese që i është bërë prej atij incidenti e deri më tani Dardan Molliqajt, për ta krijuar një klimë në opinionin publik që të pasojë ky operacion sonte”, ka thënë Kuka.
“Dardani ka qenë në zyre, në takime të ndryshme, dhe ka pasur vizion të planifikuar për mbrëmje. Nuk ka qenë duke ikur”, u theksua në konferencë.
Ndërsa Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi tha se nuk do të frikesohen dhe se nuk do ta harrojnë kauzën e protestës, nga e cila u arrestua kryetari i tyre.
“Albini ka nisë te kape shoqnin në duar të veta. Ftojmë mediat të na bashkohen në aktivitetet e mëtejme’, tha ajo.


















