Lajmet

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

05.05.2026 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

Partia Socialdemokrate (PSD) ka nisur një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet nga qytetarët.

Me mbledhjen e këtyre nënshkrimeve ata po kërkojnë pjesëmarrjen e këtij subjekti në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kjo iniciativë nuk është mbështetje për votë, por për të qenë pjesë e garës në zgjedhje.

Ai, ka thënë se në këto zgjedhje do të garojnë për të qenë opozitë.

“Kërkesa e njerëzve ka qenë në tri palë zgjedhje radhazi që Partia Socialdemokrate me garu, tani kem vendos me garua, qysh e pat edhe ju mbështetja prej njerëzve për garimin tonë se nuk është mbështetje për votë por është mbështetje për ne që me qenë pjesë e kësaj gare. Është shumë e mirë edhe po pritet me disponim kisha me thënë. Rezultatin zgjedhor do ta vendosin qytetarët e Republikës së Kosovës. Ajo çka ne do të angazhohemi është se Kosovës i mungon opozita, Kosova nuk ka pas opozitë qysh duhet në këto vite të qeverisjes Kurti dhe ne e kemi shprehë tashmë qartë për herë të parë po ndodhë në Kosovë, ne ekskluzivisht po garojmë për të qenë opozitë në mandatin e ardhshëm. Pra, ne nuk do të jemi pjesë e qeverive por do të garojmë për ulëse të opozitës”, ka deklaruar Molliqaj.

I pari i PSD-së, ka shtuar se opozitën që mund ta bëj kjo parti, është më e afërta që i nevojitet Kosovës.

“Besoj që opozitën që ne mundemi me bë është më e afërta e asaj që i vyn Kosovës…Ajo që unë mundem me thënë është që unë besoj thellësisht që Kosova ka pas opozitë të gabuar edhe në kuptimin konceptual edhe të qasjes. Rezultati është pa, besoj se i vyn Kosovës, opozitë tjetër, do të ishim në pozicione të tjera sikur opozita të ishte në pozicione të tjera, nuk është problemi jonë, problemi është i tyre që ata e kanë majtë këtë pozicion, ne jemi në garë me të gjithë tash, jemi në garë edhe me Vetëvendosjen, edhe me PDK-në, edhe me LDK-në edhe me të tjerët, prandaj ne e kemi pozicionin tonë ekskluziv”, ka shtuar Molliqaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje