Pavarësisht se si do të jetë sot vendimi i Këshillit të Mandateve të Kuvendit, “fati” i Saimir Tahirit do të vendoset ditën e mërkurë në seancë plenare.
Kështu ka theksuar kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili theksoi gjithashtu se mbledhja e mbyllur në fazën e fundit të punimeve të këshillit është një standard i aplikuar edhe për deputetë të tjerë në raste të ngjashme.
Balla tha gjithashtu se raporti i këshillit do t’i çohet Kuvendit dhe ai do të mblidhet në seancë plenare vetëm ditën e mërkurë.
“Duhet ta dini që Këshilli i paraqet raportet në seancë, seanca e parë që pason miratimin e raportit, senaca e pare eshte diten e merkure, nëse raporti do jetë gati, do paraqitet te mërkurën. Nderkohe i kërkoj Bashës dhe Kryemadhit të lënë anëtarët e Keshillit të bëjnë punën e tyre te qete. Del nje dhe deklaron votën, për ca vote deklaron, nuk e kuptoj, votën e ke në seance. Duhet të jetë e qartë që këtu po zhvillohet një proces normal”., – tha Balla. /albeu.com/


















